Aktualitet

Organizoi dasmë pa ruajtur distancimin fizik, procedim penal dhe gjobë ndaj 39-vjeçarit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 12/07/20 |
mapo.al

Një 39-vjeçar, banues në Sukth, është procdeuar penalisht, pasi u konstatua nga Policia se kishte organizuar dasmë në lokalin e tij, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave.


Gjithashtu si pasojë e volumit të lartë të muzikës, ka prishur rendin dhe qetësinë publike.


Ndaj 39-vjeçarit, me iniciale E.K., është vendosur edhe një gjobë prej 1.000.000 lekësh.


Njoftimi i Policisë:


Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E.K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.


Etiketa: ,

Pas