Shkarkohet nga detyra e Zëvendës Komandat i Forcave Detare, një vit pasi ishte komanduar në këtë detyre, Artur Meçollari.
Thuhet se Meçollari organizoi dasmën e një civili në anijen ushtarake.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi ai nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse.
Raportohet se dhëndri dëshironte të organizonte ceremoninë e dasmës në anijen ushtarake pasi ishte djali i një ish-ushtaraku.