Aktualitet

Organizoi tubim me thirrje anti-shqiptare/ Gjykata dënon me burg filo-grekun














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 18/02/21 |
mapo.al

Mondi Kolila, kryetari i Lëvizjes për Rringjalljen e Vorio-Epirit, njëherësh dhe njeriu që organizoi tubimin e paligjshëm me thirjre anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastrës, është dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim.






Vendimi është marrë nga gjykata e Gjirokastrës, e cila ka deklaruar fajtor Kolilën në mungesë, pasi ky i fundit nuk është mundur të gjendet dhe arrestohet në Shqipëri.


Po ka informacione të sakta se Kolila qëndron në Greqi.







Kolila, është akuzuar nga përfaqësuesi i prokurorisë së Gjirokastrës, Emëror Kasaj, për veprën penale të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”.




Gjithçka lidhet më një aktivitet të 12 majit 2018 në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, në rrethin e Gjirokastrës.



Nën organizimin e Kolilës, është mbajtur në afërsi të shkollës së mesme të fshatit një tubim, pa lejen e autoriteteve, për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftëtarët e rënë në vitin 1914.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë dhe shtetas grek, të cilët kanë bërë thirrje kundër autonomisë së Shqipërisë.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij

Të gjithë personat grekë janë personalizuar me foto dhe pamje filmike, por nuk është bërë e mundur të zbulohet identiteti i tyre, me qëllim ngritjen e akuzës penale.

Për pasojë, Mondi Kolila në këtë dosje penale është personi i vetëm i marrë i pandehur nga prokuroria dhe tashmë i dënuar nga gjykata e Gjirokastrës.

Vendimin për dënimin e tij me 8 vite e 6 muaj burgim i është shpërndarë të gjitha pikave kufitare dhe zyrës së Interpolit në Tiranë, me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtij individi.

Tubimi i paligjshëm me thirrje antishqiptare, u mbajt në muajin maj 2018, në qendrën e fshatit Bularat, shumë pranë shkollës së mesme, krah monumentit të rezistencës ndaj regjimit komunist dhe mësuesve martirë të periudhës mes viteve 1944-1990.

Megjithëse në atë kohë, bashkia e Bularatit, mohoi që anëtarë të saj të kenë mbështetur aktivitetin, në videon e shpërndarë online duken disa figura lokale publike, përfshire edhe një punonjës bashkie.

Gjatë aktivitetit u bënë deklarata të ashpra kundër qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mosnjohjen e identitetit etnik dhe mohimin e të drejtave të grekëve në zona si Përmeti, Himara apo Korça.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas