Aktualitet

Organizonte dasma, gjobitet me 1 mln lekë pronari i një lokali në Fier








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:42 - 05/08/20 |
mapo.al

1 mln lekë gjobë pronarit të një lokali në Fier i cili organizonte dasma në kohë pandemie.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.


Për subjektin në fjalë, me administratorë shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.


Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.



Etiketa: , ,

Pas