Aktualitet

Dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, gjobë dhe mbyllje aktiviteti lokalit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:28 - 03/08/20 |
mapo.al

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 mln lekë dhe mbyllje aktiviteti për 6 muaj administratorin e një lokali në fshatin Verjon, Nikël, Fushë-Krujë. Në këtë lokal organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.


Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese.


Njoftimi i policisë


Nikël/Krujë


Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.


Gjithashtu janë vënë në pranga edhe 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Verjon, Nikël, Fushë – Krujë, një lokal që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Për këtë subjekt me administrator shtetasin D. Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Etiketa: , , ,

Pas