Aktualitet

Organizonte fshehur lojëra fati, procedohet 43-vjeçari në Tiranë






               Publikuar në : 17:07 - 12/07/19 |
mapo.al

Policia e Tiranës vijon të godasë rastet e paligjshmërisë për ata subjekte dhe persona që ushtrojnë në mënyrë të fshehtë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.


Këtë të premte, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 43-vjeçar, i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri si dhe një pajisje interneti.



Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara” Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 4, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin:

– F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e shtetasit F. Z në rrugën “Don Nikoll Marku”, u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.


Etiketa: , , , ,

Pas