Sport

Origi: E dhimbshme nëse s’na e japin titullin, disa gjëra nuk kontrollohen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 04/05/20 |
mapo.al

Liverpool nuk fiton një titull kampion prej vitit të largët 1990. Tifozët e skuadrës angleze, kanë pritur gjatë, teksa ky sezon ishte i jashtëzakonshëm për djemtë e Jurgen Klopp. Dominim absolut, vetëm një humbje në 29 javë dhe 25 pikë diferencë me vendin e dytë.


Gjithsesi, një kundërshtar doli në skenë. Koronavirusi frenoi vrullin për “The Reds” dhe në ishull nuk dihet akoma nëse ky sezon do të rifillojë apo jo. Një nga skenarët është pezullimi dhe humbja e titullit nga Liverpool, opsion i tmerrshëm për tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre.


Divock Origi flet hapur rreth situatës së krijuar në Premier League për Daily Mail. “Nuk ka asnjë informacion të qartë këtu në Angli. Klubi nuk ka lajmëruar dhe po stërvitemi individualisht. Titulli? Do të ishte e dhimbashme të pezullohej kampionati dhe të mos jepej titulli.


Por, ka gjëra në jetë që nuk mund të kontrollohen. Siguria e jetës së njerëzve, në këto momente, është më e rëndësishme se futbolli”, deklaron sulmuesi belg i kampionëve të Evropës.



Etiketa: , ,

Pas