Aktualitet

Origjina e virusit, Kina do të pranojë një hetim nga OBSH





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 08/05/20 |
mapo.al

Kina bën me dije se do të mbështesë Organizatën Botërore të Shëndetit në përpjekjet për të zbuluar origjinën e pandemisë, por deklaron se çdo hetim duhet të jetë shkencor dhe jo në një kontekst politik.


Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se nuk është treguar transparente në lidhje me origjinën e virusit dhe se dështoi të ndalojë shpërthimin e tij.


Pekini ka hedhur poshtë çdo pretendim të tillë. Kohët e fundit autoritetet e këtij vendit hedhin hipotezën  se virusi mund ta ketë pasur origjinën jashtë Kinës.


Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze akuzoi sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se i kishte sajuar provat e tij “duke krijuar një gënjeshtër për të mbuluar një gënjeshtër tjetër”.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas