Bukuroshja Orinda Huta, është kthyer një ndër figurat më të dashura për publikun. Ajo herë pas here publikon foto nga daljet publike dhe përditshmëria.
Së fundmi moderatorja ka treguar se në këtë kohë beli i saj nuk është në formën më të mirë, por pavarësisht kësaj, ajo ndihet në rregull me trupin e saj.
Orinda ka këshilluar të gjitha vajzave që mos ndihen keq për ‘dhjamin’ se të gjithë jemi njësoj dhe se ajo mund të përdorte photoshopin për ta hequr dhjamin por preferoj të mos e bënte.
“Unë aktualisht peshoj 64 kg (pesha që dua unë është 60) dhe gjatë kësaj kohe karantine duke u stërvitur në shtëpi mund të kem humbur jo më shumë se 1 kg, por jam mbledhur shumë edhe pse pa pesha të rënda”, shkruan ndër të tjerash moderatorja.