U diskutua shumë për Oriola Marashin e cila po korr sukses në industrinë e modës, ku ia ka dalë që të sfilojë për një nga kompanitë më të mëdha të veshjeve siç është “Guess”. Në postimet e InstaStory, Oriola publikoi disa momente ku troket gotat në tavolinë dhe ka bërë tag Kejvina Kthellën e cila pikërisht dje postoi disa foto në ambientet e brendshme të “Guess” në Zvicër.
Nuk jemi të sigurtë se çfarë po përgatitet, pasi vajzat nuk tregojnë më gjatë, por në Story-n tjetër Oriola ka shpërndarë një foto me Paul Marcianon, që është bashkëthemeluesi i kompanisë gjigande të modës.