Oriola Marashi është momentalisht një ndër modelet më të përfolura, jo vetëm për fizikun e saj por edhe për marrëdhëniet me grupin OTR e konkretisht reperin Noizy. E teksa portalet gëlojnë me lajme përreth prishjes së miqësisë me këtë të fundit, Oriola ka postuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një video, krahas së cilës shkruan se sapo ka mbaruar setin fotografik me brandin e njohur botëror Guess.
Edhe më parë ajo ka treguar se gjendej në një foto-studio në Zvicër, por pa treguar detaje të mëtejshme. Mesa duket, modelja shqiptare po synon tanimë të zhvillojë karrierën e saj jashtë kufijve.