fbpx

Aktualitet

OSBE, Montella: Reforma Zgjedhore kërkon angazhimin e të gjithëve





               Publikuar në : 19:07 - 09/10/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, priti këtë të mërkurë një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të përgatitjes për marrjen e drejtimit të Presidencës së OSBE në vitin 2020.


Një fokus të veçantë në këtë takim iu dha Reformës Zgjedhore, një prej kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.



Montella tha se shpreson që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi përfaqësuesit e qeverisë, opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.


Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe deputeti i opozitës Ralf Gjoni.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas