Aktualitet

OSHEE e Përmetit kthehet në vatër koronavirusi, punonjësja infekton djalin dhe babain





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 09/07/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se janë konfirmuar pozitiv për koronavirus 3 rastet të reja në qytetin e  Përmetit.


Mësohet se ata janë djali dhe babai i arkëtares së OSHEE, e konfirmuar për covid-19 tre ditë më parë.


Ndërkohë është konfirmuar pozitiv për virusin e ri edhe një tjetër arkëtare punonjëse e OSHEE së këtij qyteti.


Ditën e sotme u konfirmuan 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve. Deri më tani në vendin tonë  83 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 3188 janë të infektuar.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas