Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Osmani bisedë telefonike me Harris, SHBA e falenderon për strehimin e afganëve

by mapo.al
03/09/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pati sot një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris. Lajmin e ka bërë të ditur presidenca nëpërmjet një njoftimi për media, ndërsa bëhet e ditur se Osmani ka falenderuar Harris për donacionin prej mbi 500 vaksinash Pfizer.

“Palët diskutuan dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Presidentja Osmani tha që një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tone”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja amerikane është shprehur falënderuese ndaj Kosovës për strehimin e afganëve. Presidentja Osmani e ka ftuar zv/presidenten Harris në një vizitë në Kosovë.

Njoftimi i plotë
Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S., znj. Kamala Harris.

Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede. Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.

Palët diskutuan dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Presidentja Osmani tha që një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë.

Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës. Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonies nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.

Në këtë shkëmbim të parë ndërmjet të dy lidereve, presidentja Osmani shfrytëzoi rastin që edhe njëherë ta urojë zv.presidenten Harris për emërimin në pozitën e dytë më të lartë shtetërore. Ajo theksoi se fitorja e ekipit Biden-Harris nuk është një fitore vetëm për Amerikën, por për gjithë botën demokratike. Tutje, ajo theksoi se emërimi i znj. Harris si zëvendëspresidente e parë grua e SHBA-ve, si dhe shembulli i dhënë prej saj, do të mbeten të shënuara si moment lavdie në historinë tonë moderne. Puna dhe angazhimi i saj, sipas Presidentes Osmani shërbejnë si inspirim dhe për shumë gra e vajza lidere të së ardhmes anë e mbanë botës.

Presidentja Osmani e ftoi zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti.

Tags: biseda telefonikeKamala Harrisvjosa osmani

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
Aktualitet

“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit

04/07/2022
Next Post
Qeveria e re, Erl Murati: Asnjë i pakënaqur, Rama ka ruajtur balancat brenda PS

Qeveria e re, Erl Murati: Asnjë i pakënaqur, Rama ka ruajtur balancat brenda PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In