Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Osteoporoza: Shkaktarët e sëmundjes së kockave dhe si mjekohet

by mapo.al
31/12/2018
in Kryesore, Shëndeti
0

Osteoporoza është shumë herë më e shpeshtë në femra, aq sa prania e osteoporozës në një mashkull në moshë jo të madhe është mjaft shqetësuese e duhet kërkuar patjetër për shkaqe sekondare

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke i bërë kockat më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale, shpesh pa shenja deri sa ndodh fraktura e parë, e cila nxjerr në pah praninë e osteoporozës. Por sikurse shpjegon Rovena Liço, mjeke reumatologe, osteoporoza, sëmundja e kockave ka filluar që pas moshës 40-50 vjeç, atëherë kur organizmi nuk është në gjendje të zëvendësojë indin kockor me të njëjtin ritëm me të cilin e humbet atë. Megjithëse konsiderohet sëmundje që zhvillohet në heshtje dhe pa simptoma, vizitat mjekësore dhe teknika mjekësore me teste specifike zbulojnë dhe përcaktojnë trajtimin e sëmundjes. Për këtë arsye mjekja apelon për kontrolle mjekësore pranë mjekut reumatolog për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll sëmundjen. Nga ana tjetër, mjekja thotë gjithashtu se sëmundja e osteoporozës nuk vjen vetëm si fenomen normal i plakjes, por mund të vijë edhe si pasojë e ndonjë sëmundjeje, sidomos në osteoporozën sekondare, të tilla si sëmundjet gjenetike, deficienca hormonale, çrregullimet endokrinologjike, sëmundjet e ndryshme të gjakut, sëmundjet reumatizmale etj.



Çfarë është osteoporoza?

Osteoporozë është një term që është përdorur në shekullin XIX e që përkthehet kockë poroze, d.m.th. kocka ndryshon strukturën e saj kompakte dhe kthehet në poroze e për pasojë bëhet edhe më e brishtë. Deri më parë osteoporoza konsiderohej si pjesë e fenomenit normal të plakjes dhe nuk i kushtohej vëmendja e duhur. Me rritjen e jetëgjatësisë, me shtimin e procedurave diagnostikuese dhe metodave parandaluese, në ditët e sotme osteoporoza është një sëmundje që duhet të njihet në mënyrë që të parandalohet ose të mjekohet në kohën e duhur. Osteoporoza është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave që karakterizohet nga reduktimi i masës kockore dhe prishja e mikroarkitekturës së saj. Duke humbur dendësinë e saj normale kocka bëhet më lehtësisht e thyeshme duke u rritur në këtë mënyrë risku për fraktura spontane, fraktura nga trauma krejtësisht minimale.

Cilët janë shkaktarët kryesorë të osteoporozës?

Kocka është gjatë gjithë kohës në proces dinamik që konsiston në rezorbim dhe formim kockor, kur ekuilibri ndërmjet rezorbimit dhe formimit kockor prishet shfaqet sëmundja e osteoporozës. Ky proces është i ndërlikuar dhe në zhvillimin e tij ndikojnë një sërë faktorësh ku rolin kryesor e luajnë faktorët hormonalë, përqendrimi në kalcium, fosfor, vitaminë D, faktorët gjenetikë. Dy protagonistët kryesorë që e realizojnë këtë proces janë dy lloj qelizash: osteoblastet (realizojnë formimin kockor) dhe osteoklastet (realizojnë rezorbimin kockor). Osteoporoza ndahet në osteoporozë primare, ku futet osteoporoza postmenopauzale e grave dhe osteoporoza senile që shfaqet pas dekadës së 6-7 të jetës dhe është pjesë e fenomenit të plakjes në tërësi. Në bazë të osteoporozës parësore qëndron formimi i masës së vogël kockore gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, ndaj edhe në shumë vende të botës për të nxitur zhvillimin e mirë skeletor rekomandohet dhënia e vitaminës D si suplement gjatë gjithë periudhës së rritjes, promovohet fuqishëm konsumimi i produkteve ushqimore të pasura me minerale, siç janë qumështi dhe nënproduktet e tij, ekspozimi adekuat i rrezatimit diellor, përdorimi i ushqimeve të fortifikuara me minerale.

Në dallim nga osteoporoza primare, në osteoporozën sekondare ekziston një sëmundje ose gjendje e caktuar shëndetësore që ka si pasojë osteoporozën, të tilla si:

  1. Sëmundje gjenetike ose kongjenitale.
  2. Sindroma hipogonadale me deficienca hormonale në androgjen ose estrogjen.
  3. Çrregullime të ndryshme endokrinologjike, si sëmundjet e gjëndrës tiroide (hipertiroidizmi); Diabeti mellitus, Akromegalia, insuficienca adrenale.
  4. Gjendjet me deficienca nutricionale në kalcium, magnez, vitaminë D.
  5. Sëmundje që karakterizohen nga keqpërthithja në traktin tretës të elementeve të ndryshme nutricionale duke përfshirë kalcium, magnez, fosfor.
  6. Sëmundje të ndryshme të gjakut, si: hemofili, talasemi, limfomë, drepanocitozë.
  7. Përdorimi i disa medikamenteve si antikonvulsivantët, steroidet, suplementet për tiroiden.
  8. Sëmundje reumatizmale kronike si artriti rheumatoid, spondiliti ankilozant etj.

Cilët janë faktorët e riskut?

Ndër faktorët kryesorë që influencojnë në shfaqjen e osteoporozës janë faktorët gjenetikë, nutricionale dhe mënyra e jetesës.

Së pari, raca e bardhë dhe mongoloide ka risk më të madh për masë të vogël kockore dhe osteoporozë. Së dyti, faktori gjenetik është përcaktues deri në 80 për qind i masës kockore, të afërmet e një gruaje që ka pësuar frakturë si rezultat i osteoporozës e kanë 2 herë më të madh riskun për fraktura sesa popullata normale.

Së treti, faktorë të tjerë janë mosha dhe seksi femër. Osteoporoza është shumë herë më e shpeshtë në femra, aq sa prania e osteoporozës në një mashkull në moshë jo të madhe është mjaft shqetësuese e duhet kërkuar patjetër për shkaqe sekondare.

Së katërti, menopauza është një tjetër faktor madhor risku, ndërprerja e hershme e ciklit menstrual shoqërohet në shumicën e rasteve me shfaqjen e osteoporozës. Menopauza çon në ulje të hormonit femëror estrogjen, mungesa e këtij hormoni shkakton aktivizimin e disa citokinave që nxitin osteoklastet për rezorbim kockor.

Së pesti, histerektomia me ovarektomi (heqja e mitrës së bashku me vezoret) e cila është një lloj “menopauze kirurgjikale”. Menstruacionet e para të vona dhe menopauza e hershme janë të dyja faktor risku. Së gjashti, mënyra e jetesës: Jeta sedentare, imobiliteti, konsumimi i alkoolit, duhanpirja, dietat e varfra në minerale janë gjithashtu faktorë risku për osteoporozë. Sporti dhe aktiviteti fizik janë stimul për kockën për t’u zhvilluar normalisht.

Si vendoset diagnoza e osteoporozës?

Duhet thënë që osteoporoza është një sëmundje për të cilën flitet shpesh por diagnostikohet vonë për faktin se ajo është një sëmundje pa shenja. Shenjat e para shfaqen kur zhvillohet ndonjë frakturë e që shoqërohet me dhimbje në vendin e frakturuar.

Është mirë që çdo grua pas menopauzës të paktën një herë të realizojë një matje të densitetit kockor. Osteodensitometria është një metodë e thjeshtë, jo invazive që jep të dhëna për densitetin kockor. Teknika konsiston në përdorimin e ultratingujve (ultrasonometër) ose rrezeve X (Dual energy X ray) për të marrë informacion mbi densitetin e masës kockore. Si formë diagnostikimi të hershëm metoda përdoret për popullatën në risk: mosha e madhe, menopauzë e hershme, histori familjare për isteoporozë, sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas OBSH konsiderohet osteopeni (masë e ulët kockore) kur vlera e matjes del ndërmjet -1deri në -2,5 (në këtë rast fillohet me masat parandaluese të sëmundjes) dhe osteoporozë kur vlera del poshtë -2,5 të devijacionit standard. Domethënë në qoftë se një pacient realizon matjen dhe vlerë del -3,1 atëherë pacienti është me osteoporozë e duhet të fillojë mjekimin për të.

Metoda tjetër më e shpeshtë nëpërmjet të cilës zbulohet osteoporoza është një grafi e thjeshtë e cila është bërë për një arsye tjetër, kjo metodë është jo sensitive dhe osteoporoza evidentohet në grafi kur kocka ka humbur gati 50 për qind të masës së saj.

Në testet laboratorike që përdoren më shpesh markuesit metabolike kockorë si fosfataza alkaline kockore, N- telopeptidet etj.

Duhet pasur parasysh që një i sëmurë me osteoporozë duhet kërkuar nëpërmjet testeve laboratorike edhe për shkaqet sekondare të saj.

Cilat janë ndërlikimet e osteoporozës?

Osteoporoza predispozon për fraktura qoftë edhe nga trauma krejtësisht të parëndësishme. Ndër frakturat më të shpeshta është fraktura e coli femori dhe frakturat kompresive të trupave vertebrale. Frakturat e coli femori kanë mortalitet të lartë e dëmtojnë rëndë cilësinë e jetesës duke e invalidizuar pacientin dhe duke e bërë të pamundur shërbimin ndaj vetes. Ndërkohë që në rast se ndodhin fraktura të trupave vertebrale shenjat që vihen re janë kifoza (dalja e kurrizit), humbja e gjatësisë trupore, për çdo vertebër të frakturuar shkurtohet gjatësia trupore me 1cm, zhvendosja e brinjëve, ndjeshmëri të shtuar në presion në vendin e frakturuar, dhimbje e spazme të muskujve të shpinës.

Cilat janë mjekimet që përdoren për osteoporozën?

Për të parandaluar shfaqjen e osteoporozës është mirë të fillohet që në moshë të hershme me një jetë sa më aktive, evitimi i jetës sedentare, marrja me aktivitete të ndryshme sportive, ushqyerja sa më e mirë me dieta të pasura me kalcium, fosfor, magnez, Vitamina D, siç janë qumështi dhe nënproduktet e tij, salmoni, sardelet, frutat e thata, ose konsumimi i ushqimeve të fortifikuara me këto elemente.

Evitimi i përdorimit të alkoolit dhe duhanit si edhe marrja për periudha të caktuara të suplementeve me kalcium dhe vitaminë D, të cilat tashmë konsiderohen si barna OTC (over the counter), d.m.th. që mund të merren edhe pa recetë nga mjeku.

Në momentin që osteoporoza është vendosur atëherë fillohen trajtime specifike që kanë si qëllim të reduktojnë rezorbimin kockor. Ndër preparatet që përdoren janë bisfosfonatet, analoge të parathormonit, kalcitonina, barna këto që kanë specifikat e tyre e që situata duhet vlerësuar e ndjekur domosdoshmërish nga mjeku.

Tags: kockatmjekimiOsteoporozasëmundja

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Shqipëria, shtet dhe shoqëri e dështuar, të gjithë hipokritët përballë njëri-tjetrit

Skema, analisti: Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In