Aktorja turke, Nisa Sofiya, u kthye në këtë periudhë një ndër imazhet më të ëmbël dhe më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Ajo luajti rolin e ‘Ovës’ në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7” duke rrëmbyer zemrat e shumë personave.
Së fundmi vogëlushja ka postuar në Instastory një foto dhe në sfond ka këngën “A don hala” të Tunës dhe Ylli Limanit. Këngëtarja ka postuar foton e Ovës në stroy ndërsa i premton se nëse takohen një ditë do t’i këndojë të gjithë albumin.