Largimi i Mezut Ozil nga kombëtarja gjermane ka shkaktuar një tërmet të vëtetë. 29-vjeçari u shpreh se racizmi ishte arsyeja se përse po largohet.
Por presidenti i Bajernit, Uli Hoeness nuk mendon kështu. 66-vjeçari ishte i ashpër, kur tha se Ozil është një lojtar i dobët.
“Jam i kënaqur që mori fund kjo gjëja. Ai ka bërë lojë të pistë për vite me radhë. Dyluftimin e fundit e ka fituar përpara Kupës së Botës 2014. Dhe tani po e fsheh veten dhe performancën e dobët me këto historitë e racizmit”.
Hoeness tha se kur Bajerni luante ndaj Arsenalit, ata synonin gjithmonë krahun e Ozil.
“E dinim se ishte pikë e dobët,” tha ai.
“Zhvillimet në vendin tonë janë një katastrofë. Por për rastin në fjalë, historia duhet reduktuar në atë që është në të vërtetë: sport. Dhe si sportist, Ozil prej vitesh e ka humbur kombëtaren”.