Kronika

Pa fishekzjarre? Në Kurbin plasi kallashi, në Kosovë vdes një grua





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:53 - 01/01/19 |
mapo.al

Shqiptarët nuk e harrojnë zakonin e festimeve me armë.


Ardhja e 2019-ës u prit me të shtëna në Kurbin. Ndryshe nga vitet e tjera në këtë rreth ka pasur më pak fishekzjarre, por çuditërisht të shtëna me armë janë dëgjuar në Sanxhak, Malbardhë, Fushë Kuqe.


Për fat të mirë deri më tani nuk ka patur asnjë njeri të lënduar.


Një vit më parë po në Sanxhak, si rezultat i festimit me kallashnikov mbeti një person i vdekur, në momentin që ai kishte dalë të ndizte fishekzjarret në tarracën e shtëpisë.


Ndërkohë në minutat e para të vitit 2019, konkretisht rreth orës 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit në Kosovë. Dyshohet se burri ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, teksa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për mediat. Ismet Hashani nga zyra për informim në policinë e Gjilanit, tha për Gazeta Express se viktima është 62 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Selvishtë, afër Zhegrës në komunën e Gjilanit.


Etiketa: , , ,

Pas