Pa mandat- U votuan por nuk fituan, mesazhet e Kapllanajt, Spahisë dhe Majkos

Ata morën vota shumë më tepër se shumica e deputetëve që do të zënë karriget në parlament. Por nuk do të jenë deputetë sepse listat e mbyllura i penalizojnë. Agron Kapllanaj në Fier, Bardh Spahia në Shkodër dhe Pandeli Majko në Tiranë morën përkatësisht 9274, 7219 dhe 8785 vota nominale. Pas këtij rezultati dërgojnë mesazhet e tyre, ku bie në sy objektivi për të vazhduar përpara.

Agron Kapllanaj: Lufta nuk ka mbaruar!



Kandidati më i votuar i PD në Fier, Agron Kapllanaj, i cili grumbulloi 9 mijë e 274 vota nuk e mori dot mandatin e deputetit pasi nuk theu dot herësin.

Kapllanaj ka një falënderim për të gjithë ata që e mbështetën për zgjedhjet e 25 prillit, dhe votuan për PD dhe atë personalisht. Ai pretendon se ka marrë 11 mijë vota, por 2 mijë dolën të pavlefshme dhe për këtë akuzon Ramën që nuk i hapi listat 100%. Për Kapllanajn, lufta nuk ka mbaruar dhe ajo do të vijojë derisa demokratët me në krye Lulzim Bashën të rrëzojnë regjimin.

Në një status në rrjetet sociale, ndër të tjera Kapllanaj shkruan: “Ju e shprehët qartë vullnetin tuaj dhe unë ju jam shumë mirënjohës. Këto nuk ishin zgjedhje të barabarta, pasi partia në pushtet kishte gjithë strukturat shtetërore në dispozicion, administratën publike, policinë e shtetit, e cila pasi shkonte ora policore vetëm militantët blerës të votës, e PS kishin të drejtë të qarkullonin, madje dhe të ndihmuar nga policia duke bllokuar rrugët deri sa këta blerës të votave me makina pa targa të mbaronin punë, median e blerë me paratë tona, drejtësinë e kapur, prishjen e rregullave të lojës me ndryshimin e njëanshëm të tyre, me ca pseudodeputetë derdimenë që nuk arritën të marrin as nga 100 vota duke ndryshuar Kushtetutën dhe prishur marrëveshjen e 5 qershorit e shumë e shumë të tjera…

Të dashur motra dhe vëllezër! Duhet të ndihemi krenarë për atë që kemi bërë në këto zgjedhje, por dhe për atë që arritëm! Jeni realisht mbi 11 mijë mbështetës që keni votuar për PD dhe Agron Kapllanaj, pavarësisht pavlefshmërisë së gati 2 mijë votave ku dukej qartë vullneti i shprehur! Ju më keni votuar shumë më shumë se 121 deputetë që pretendojnë te ulen në atë parlament dhe njëri prej tyre me 2391 vota, do të jetë “deputeti” i Mallakastrës e që nuk foli njëherë të vetme për ju në katër vitet e shkuara…

Të gjitha këto i bëri Edi Rama që nuk i hapi listat 100% pasi e dinte mirë se Ismet Beqirin nuk e votonin mallakastriotët. Të nderuar qytetarë e mbështetës! Lufta nuk ka mbaruar! Beteja jonë vazhdon! Do të vazhdojë, derisa me Lulzim Bashën të rrëzojmë këtë regjim! Ky është synimi ynë tashmë! Deri sa këtij vendi t’i kthehet demokracia!”.

Spahia: E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon

Bardh Spahia rezultoi të ishte kandidati i PD më i votuar në Shkodër, por duke mos thyer dot herësin ai nuk e mori dot mandatin e deputetit. Ai mori 7 mijë e 219 vota preferenciale, teksa ka një falënderim për të gjithë ata që e mbështetën në garën e 25 prillit. Pavarësisht se nuk do të jetë në Kuvend, Spahia thotë se do të jetë gjithmonë pranë Shkodrës e Shqipërisë. Spahia ndër të tjera thotë se e keqja fitoi betejën, por lufta e opozitës vazhdon ende.

Në mesazhin e tij Spahia shkruan: “Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë. Falënderime nga zemra edhe për miqtë, kolegët mjekë, personalitete të fushave të ndryshme, e të njohurit e shumtë brenda e jashtë vendit, që edhe duke mos qenë banorë të Shkodrës, më inkurajonin me vëmendjen e tyre sistematike gjatë kësaj fushate.

Falënderime për familjen time, që më ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme. Falënderoj gjithashtu komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë!”.

Pandeli Majko: 19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport

Deputeti aktual Pandeli Majko, përmes një statusi në Facebook ka reaguar, pasi nuk ka mundur dot që të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit. Majko thekson se edhe pse ishte ndër 10 më të votuarit në kryeqytet, nuk ia doli dot të marrë një ulëse në Kuvend, duke shtuar se është mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e votuan.

“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do t’i fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falënderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj t’ju kem dhënë “everything”! Mirupafshim!”.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252