Mapo Letrare

Pa ndjesë (Prozë)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 28/11/21 |
Nga Alda Taçe Shpata 

Nga Alda Taçe Shpata 






Një e kërcitur e gishtave dhe të bie petku në fund të këmbëve, ti mbetesh gollomosh para botës dhe i mbush mendjen vetes se s’të panë. Nga një fjalë e thënë në një moment kur njeriu nuk i zotëron instrumentet e rangut dhe të etikës, ty të dridhet buza e poshtme dhe e sipërmja kërkon ta qetësojë duke ia ndier përpëlitjen me prekje.


Ti je armik i vetes tënde sepse ia ke fshehur të vërtetat , të është mbushur mendja se i vë vulën gjithçkaje sa hap gojën. Po kur ti nuk duhesh, kuptoje që zhduku. Tani e qepe.







Një gjest të tregoi ç’vend të vogël ke në sallën e madhe , madje një skutë pa dritë që shërben për të fshehur ndonjë rraqe.




E kalon situatën duke fshehur sytë tradhëtarë dhe fshihesh mes punëve të tua.



Kalojnë ca çaste ku mekanikisht punon, flet, përgjigjesh dhe qesh kot, këto janë të vështira sepse zotërohen nga spazmat e fyerjes që të është bërë.

Kalojnë ca orë ku pulsi bie, në mes rrëmujës së madhe të shpirt-mendjes tënde, të paktën kënaqesh që lotët i gëlltite në stomak bashkë me dobësinë.

Ca ditë më vonë të është bërë kos, gjithē të prera, por ia ke gjetur vendin dhe ka filluar të mbahet për shkopi sedra.

Nuk e dija që këndonte karkaleci, kisha ditē që ia dëgjoja këngën në një deng tē madh rrobash.
Sot e gjeta të ngordhur te shkallët që po ngjitja dhe m’u drodh buza e poshtme.

Madje kur ua tregova që ky paska kënduar , u panë sy më sy me njëri -tjetrin dhe më thanë që s’është mirë.

Mbeta pa fjalë.

Nuk e vërtetoj dot sa e  vërtetë është , ama ta zhdukë nga mendja se s’më duhet nuk mundem.

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas