Aktualitet

Pa patentë dhe me shpejtësi/ 24-vjeçari përplas gruan në Berat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:08 - 22/10/21 |
mapo.al

Njē aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Çelipias” në Berat. Një 47-vjeçare është përplasur nga një mjet që udhëtontë me shpejtësi në rrugë.






Mësohet se gruaja, Anila Mishova ka qënë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga 24-vjeçari Ferbent Hasantari, që ishte duke drejtuar një mjet tip ‘Peugeot’.


E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.







Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e gruas ishte kritike, ajo kishte marrë plagë të shumta në kokë e trup dhe për këtë arsye është trasportuar me ambulancë drejt Tiranës.




Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të policisë rrugore,që kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të aksidentit,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e mjetit Peugeot.



Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se fakti që në rrugë nuk duket asnjë shenjë frenimi tregon qartë se drejtuesi i mjetit nuk nuk ka frenuar aspak në momentin e aksidentit.

Efektivët e policisë kanë arrestuar 24-vjeçarin Ferbent Hasantari, i cili ka rezultuar pa patentë për të drejtuar një mjet.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas