Këngëtarja Irma Libohova ka rrëfyer së fundmi shumë të pathëna dhe vështirësi të kaluara përgjatë rrugëtimit të saj artistik. E ftuar në emisionin “Thumb”, Irma ka treguar ndër të tjera se në vitet e para të karrierës, në pamundësi për të blerë rroba, ua huazonte mikeshave të saj.
“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet unifrome, gjithë standard. Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë. S’kam dashur të jem njësoj dhe pa pikën e turpit gjithmonë kam kërkuar borxh. M’i jepnin sepse isha korrekte dhe ia ktheja shpejt. E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar, kam kërkuar dhe provuar, me shumë dashuri m’i kanë dhënë. Dikush thoshte që kësaj i vijnë plaçka nga jashtë shtetit. Se kemi qenë dhe më të lirë, jo kaq të ngurtë sa sot”-ka treguar Irma Libohova.