Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë këtë të hënë në protestë për të kërkuar pagat e prapambetura prej 4 muajsh.
Ata kanë bllokuar automjetet që transportojnë mbetjet nga bashkitë në këtë incenerator.
ktualisht inceneratori është nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara. Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec.
Punonjësit që kanë sjellë mbetjet nga bashkitë thonë se janë bllokuar që në orën 1 të mëngjesit dhe nuk dinë çfarë të bëjmë.