Gjatë 24 orëve në Elbasan ndërruan jetë dy persona, mes tyre një 37-vjeçar, Elton Gegolli.
I riu mësohet se u ndoq nga mjekët në Elbasan fill porsa rezultoi pozitiv me Covid-19. Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me kalimin e ditëve, dhe u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spitalin Covid2.
Prej 10 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Gegolli nuk e fitoi dot betejën me Covid-19, pavarësisht se nuk kishte sëmundje shoqëruese. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Risjellim në vëmendje se Elbasani është një ndër qarqet më të prekura nga Covid-19 – regjistrohen aktualisht 75 viktima dhe mijëra të infektuar.