Kronika

Pa skenën horror, djali i Zhaneta Metanit: Pse e hapëm derën, rrengu i autorit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 04/01/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë në vigjilje të vitit 2021 në zonën e Astirit, në Tiranë, kur 59-vjeçari Përparim Ademi vrau bashkëjetuesen e tij Zhaneta Metani dhe motrën e saj Kristina Bardhi.





Ngjarja ndodhi në sytë e djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit. Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, ai ka treguar me detaje se si ndodhi krimi i rëndë dhe tregon tmerrin që ka përjetuar.


Ai tregon se fillimisht Përparimi ka vrarë mamanë e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe tezen.




“Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë. Ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm”, shton më tej 14-vjeçari.


Pjesë nga intervista:


Si ndodhi ngjarja?
Ishte një tmerr i vërtetë munda të shikoja çdo gjë që ndodhi. Ra zilja shkova për të parë te syri dhe shikoj një me kapuç që ishte nipi i tij dhe më pas tezja ime çohet nga tavolina dhe më thotë largohu nga dera, hap derën dhe në moment donte të mbyllte derën, por nuk kishte forcë, e ndihmova të mbyllte derën. Ai kishte hyrë brenda, ishte shumë vonë.

Lexo edhe :  Antitanik, automatikë, snajper - Tjetër arsenal armësh në depon e Sokol Xhurës

Kishte armën, breshëri mamasë time, thjesht i ra në breshëri, gati shumicën i ka ngrënë tezja ime, ndërkohë që mamaja ishte e vdekur pa puls në vend ai vazhdonte të qëllonte, siç e shikoni nga vetë faktet, vendi ishte plot me gjak. Ra në tokë e vdekur, gjithashtu edhe tezja ime. Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot veten, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe mbajti armën e tij në fyt dhe donte të vriste veten. Mesa duket ka dashur që të më trembë mua.

A patët ndonjë bashkëbisedim me autorin?
Jo nuk pata, ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm.

Shkëmbyen ndonjë fjalë me tezen dhe mamin?
Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë. La armën e zjarrit aty dhe u largua.

Në atë foto ndodhet tezja ime që vdiq dhe mamaja ime, dhe është autori që kreu vrasjen.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas