fbpx

Bota

Pa udhëzues në lundrim, turistët bien në ujëvarë nga 30 m lartësi





               Publikuar në : 11:36 - 16/07/19 |
mapo.al

Një grup prej gjashtë personash kanë rënë nga një ujëvarë e parkut Ohiopyle në Pensilvani në një lartësi prej 30 metrash, por fatmirësisht nga ky incident nuk ka patur viktima; vetëm dëmtime të lehta.


Turistët, të cilët kishin marrë me qira një varkë, morën një kthesë të gabuar gjatë lundrimit përmes lumit. Ata nuk kishin një udhëzues dhe sikurse raportohet nga mediat e huaja, kishin injoruar shenjat paralajmëruese.



Sikurse mund të shihet edhe nga videoja e mëposhtme, rënia në lartësi prej 30 metrash mund t’u kishte kushtuar realisht jetën gjashtë aventurierëve.


 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas