ShowBizz

‘Pa urrejtje s’ka dashuri’, Romeo flet për herë të parë për Jonidën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 24/05/20 |
mapo.al

Romeo ka folur për herë të parë për lidhjen e shumë komentuar me Jonida Maliqin gjatë intervistës me Dojna Memën në “Pop Culture”. Romeo e përshkruajti Jonidën si një vajzë të zonjën dhe zbuloi se i bën edhe surpriza.


Gjatë intervistës Dojna Mema e ngacmoi paksa për tatuazhin e njëjtë që çifti ka bërë. Jonida shkruajti në krahë “Love, Hate” dhe të njëjtin tatuazh bëri edhe Romeo në këmbë.


Dojna: Se ku e kam parë atë tatuazhin


Romeo: Ma kanë kopjuar. E kisha i pari paçka se e bëra i dyti.


Dojna: Tatuazhi thotë Dashuri dhe Urrejte. Pra ti nuk je tipi i dashurisë së qetë, romantike?

Romeo: Pa urrejtje s’ka dashuri.

Image

Më pas duke iu referuar Jonidës si “Rihanna”, Romeo u shpreh kështu:

“Nuk mjafton një intervistë të flas për “Rihannën”. Ajo fitoi Festivalin e RTSH-së, është gocë e zonja”.

I pyetur nëse ishin bashkë në jug para pak javësh, Romeo tërthorazi e pranoi.

“Shqipëria është aq e vogël. Ishim bashkë në jug, ishim afër. Se si rastisëm një Zot e di”, tha ai.

I pyetur për gjestin më romantik, Romeo tregoi:

“Më pëlqen të bëj lule. Më pëlqejnë surprizat, t’i zbukurosh ditën personit të zemrës”. Pas kësaj, Dojna zbuloi se Romeo i ka dërguar një buqetë me lule Jonidës teksa ajo ndodhej në Top Channel për një intervistë në “Pop Culture”. /Xing.al

Image


Etiketa: ,

Pas