Aktualitet

Pacientët i drejtohen detit për shërim nga koronavirusi, ja nisma e re e ekipeve Spanjolle





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 03/06/20 |
mapo.al

Spanja ishte një ndër vendet që u godit më shumë nga pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19.


Me rënien e kurbës pandemike në vend qeveria ka filluar planet për rihapjen e vendit duke marrë një sërë nismash edhe për pacientët e shëruar dhe ata që po kurohen nga koronavirusi.


Ekipet mjekësore në Spitalin del Mar në Barcelonë janë fotografuar duke lëvizur pacientë drejt plazhit, si pjesë e një programi për të qetësuar sadopak të infektuarit.


Pacientët e infektuar me kornavirus në Spanjë kanë dalë në bregdet duke kërkuar shërim për sëmundjen vdekjeprurëse.


Në total, Spanja ka konfirmuar 239.932 infeksione dhe 27,127 vdekje, ndërkohë qeveria ka filluar ngadalë të lehtësojë masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit pasi Spanja dy ditët e fundit nuk ka shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit.

 


Etiketa: ,

Pas