Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 48-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit ku ishte shtruar prej ditësh.
Shtetasi me inicialet T.M. është hedhur nga dritarja e katit tretë të spitalit rajonal Burrel këtë të premte, ku ka qenë i shtruar për kurim, raporton policia.
Ai vuante nga diabeti dhe kishte shfaqur shenja depresive së fundi. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.