Pacienti që i dha fund jetës sot duke u hedhur nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” ka pasur probleme mendore për të cilat është kuruar gjatë këtij viti.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vëllai i tij, Anton Skabonda. Në një lidhje të drejpërdrejtë për News24 ai bëri të ditur se ka qenë i shtruar në spital për problemet që ka pasur.
“Ai ka qenë i shtruar në spital në Shkodër. Ka pas probleme ka qënë në burg politik në hetuesi. Po pas spitalit ka qenë shumë mirë, është mjekuar ka qenë normal”– thotë i vëllai e pyetur nga gazetarja nëse ai ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Ai bën të ditur se gjatë këtij viti ka qenë i shtruar para 2-3 muajsh, në spital është kuruar për një muaj dhe sipas të vëllait ”ka dalë në rregull prej andej”.
Publikimi i faktit që pacienti ka pasur probleme të shëndetit mendor ngre pikpyetje mbi protokollet e kurimit në spitalin covid dhe nëse u kushtohet vëmendje e veçantë pikërisht këtyre pacientëve.
Vëllai i pacientit kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur me të që të shkonte në aktin ekstrem.
“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital. Kishte bërë edhe testin për Covid por s’i kishin dhënë përgjigje. Dua të pse me ka vdek vëllai, çfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të. Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’. Dua të di për ç’arsye është hedh nga ballkoni. Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sygjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital. Ai e ka marrë vetë spitalin, ka shku e ka marr ambulanca në Laç, por nuk i kanë dhënë përgjigje për testin”, tregon ai për News24.