Aktualitet

Padia ndaj BKH, Ambasada e SHBA: Mbështesim procesin objektiv








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:51 - 29/10/20 |
mapo.al

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me padinë e 7 kandidatëve për hetues ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit.


Ambasada ka treguar se mbështesin procesin objektiv, teksa vijohet më tej duke theksuar se kalimi i fazave të aftësive fizike dhe intelektuale janë baza e BKH.


 



“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së.


Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet  në reagim.


 

7 kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë paditur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, mes tyre edhe shefen e BKH-së Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK Arben Kraja.

Sipas kallëzuesve, ata janë skualifikuar padrejtësisht dhe janë kaluar në fazën tjetër kandidatë që nuk plotësojnë kriteret.



CLOSE
CLOSE
Pas