Aktualitet

Padia në SPAK/ Budina: Veliaj të japë llogari pse u tërhoq nga ligji special





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:57 - 06/05/20 |
mapo.al

Regjisori Robert Budina u shpreh sot se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK, Kryebashkiakun Erion Veliaj. Budina tha se ky kallëzim shërben që tërheqja nga ligji special për Teatrin, të mos shndërrohet si padia ndaj Becchetti-t, ku Shqipëria duhet të paguajë miliona euro.


“Kemi kallëzuar Veliaj në SPAK, pasi ai dha një deklaratë që është tërhequr nga ligji special për Teatrin dhe do ta bëjë shteti. Ndërsa për tërheqjen mund të ketë shkelje për vetë ligjin që ata kanë bërë. Ajo kompania që është tërhequr nesër mund t’i kërkojë qeverisë dëmshpërblim 200 mln euro si Becchetti”, tha Budina për Oranews.


Sipas tij, çështja e Teatrit Kombëtar ka vërtetuar se kur bëhesh barrikadë, ata tërhiqen. “Ata nuk mund ta shembin dot Teatrin kombëtar. Këtë do ta vërtetojmë jo vetëm përmes protestës tonë të përditshme, por edhe përmes denoncimeve.


Teatri Kombëtar është tashmë një trashëgimi evropiane dhe duam që të arrijmë në qëllimin tonë, në restaurimin e tij, si një shenjë e rezistencës së qytetarëve.


Ata nuk arritën ta shembnin Teatrin para dy vitesh kur ishin në ditën e tyre më të mirë, jo sot pas dy vjetësh”, tha regjisori i njohur.

Budina shtoi se Kryebashkiaku Veliaj duhet të shkojë dhe të japë llogari në SPAK se pse është tërhequr nga ky ligj, të shkojë edhe të bindë Europën.


Etiketa: , ,

Pas