Aktualitet

Padia për Lleshajn, Gazment Bardhi: Ministri mbetje komuniste






               Publikuar në : 13:32 - 15/04/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dorëzoi sot prova në Prokurorinë e Tiranës si pjesë e padisë së ngritur nga opozita sa i takon sjelljes së policisë së shtetit, përdorimit të gazit lotsjellës dhe shoqërimeve, pas protestave të PD-së dhe aleatët. Opozita ka ngritur padi edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.


Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës, Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm për shkelje të ligjit, ndërsa e quajti atë mbetje komuniste. Sa i takon 40 protestuesve të ndaluar nga policia pas tubimit të pasdites së 13 prillit, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se Prokuroria dhe Policia i mban në qeli pa asnjë provë që të faktojë dhunën e pretenduar nga institucionet.

“Kam dënë faktet dhe provat e PD mbi veprimet e kundraligjshme të drejtuesve të Policisë, të cilët me urdhër politik kanë sulmuar qytetarët duke i penguar në ushtrimin e të drejtës së tyre të protestës. Prokuroria ka pasur detyrimin ligjor që bazuar në informacionet e transmetueara në media të niste hetimet, por nuk ka ndodhur. Kjo ka detyruar PD-në që të dorëzojë kallëzim penal me shkrim. Prokuoria të mos bëhet shtojcë e policisë së shtetit por të ngrihet në lartësinë e detyrës. Organi i prokurorisë do të duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta.

Sot ka 40 qytetarë që janë në burg pa asnjë provë, pse ushtruan të drejtën e tyre legjitime të protestës, nuk ka asnjë pamje filmike që të provojë dhunën, ndërsa nuk ka asnjë hetim për ata që dhunuan qytetarët. Prokurorët e korruptuar në këtë godinë ku jemi, i mbajnë qytetarët nën arrest pa asnjë provë që ata të kenë kryer akte dhune. 

Ministri i Brendshëm e konsideron protestën ngjarje të jashtëzakonshme kriminale në Shqiëri, ndërsa vjedhjen në aeroport e quan incident. Këta qeverisin si bandë dhe duan t’i shtypin kokën qytetarëve. Qytetarët nuk do të falin dhe do të trajtojnë çdo prokuror dhe gjyqtar që shkel të drejtat e tyre, njësoj si bandën në qeveri.

Ministri i Brendshëm është mbetje komuniste, i duket protesta si puç kushtetues. Skenari i tyre është kriminal, duan të nxisin dhunën te protestuesit, të cilët protestojnë në mënyrë paqësore. Të evidentohet se ku u dhunuan punonjësit e policiosë. Unë nuk tremben por do vijoj të ushtroj detyrën time si Sekretar i PDSH.m Frika në Shqiëpri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit. I duhet thënë ministrit të Brendshëm se komunizmi është vrarë para 30 vitesh”, u shpreh Bardhi.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas