Aktualitet

Padia për shpifje, Basha dhe Veliaj nuk paraqiten në gjyq, shtyhet seanca














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 24/09/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk janë paraqitur në gjykatë në seancën e dytë në procesin e hapur nga lideri i opozitës për shpifje.






Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as avokatët e Veliajt. Përfaqësuesi ligjor i kreut të PD, Endrit Sefa, tha se avokatët e Veliajt munguan për arsye shëndetësore dhe familjare ndërsa për procesin kishte marrë dijeni edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës.


“I akuzuari kishte marrë dijeni rregullisht në lidhje me procesin gjyqësor. Avokatët kishin bërë kërkesë për shtyrje për pamundësi pasi njëri ishte i sëmurë dhe kishte paraqitur raport mjekësor ndërsa avokati tjetër për arsye familjare nuk ndodhej në Republikën e Shqipërisë. Veliaj kishte marrë dijeni rregullisht, kishte preferuar sot të mos paraqitej në seancë gjyqësore.Kemi kaluar në seancë gjyqësore, ishte e pranishme dhe SPAK me anë të prokurores Manjola Kajana. Seanca nuk u zhvilluar për arsye të mungesës së avokatëve“.







Një seancë më parë, në gjykatë u paraqit edhe kryetari i PD Lulzim Basha, i cili refuzoi pajtimin, ndërsa pas nisjes së procesit gjyqësor, avokati tha se Veliajt do t’i kërkohen prova për deklaratat që ka bërë publikisht, në të kundërt, rrezikon të dënohet.

Lexo edhe :  Dash Shehi: Berisha nuk mund të nusërohet tre herë, Basha ta zgjidhte me kohë


“Kërkojmë shpalljen fajtor për veprën penale të shpifjes të akuzuarit Erion Veliaj pasi ka bërë disa deklarime të cilat nuk qëndrojnë dhe nuk përputhen me asnjë rrethanë të faktit. Është vetë koshient përsa kohë që duhet të vijë në gjykatë dhe të paraqesë provat ku i ka mbështetur këto deklarime.Vepra penale është e qartë. Në momentin që nuk ka prova për të mbështetur këto deklarime do të jetë në vendimmarrjen e gjykatës”.



Avokati tha më tej se i padituri Veliaj nuk ka dhënë asnjë argument për mosparaqitjen e tij në gjykatë.

Gjykata e Posaçme e ka kaluar çështjen në shqyrtim ndërkohë që seanca gjyqësore është ndjekur edhe nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, e cila mund të fillojë hetimet nëse konstaton shkelje penale.

Seanca e radhës është shtyrë për në datën 11 tetor ndërkohë që Basha ka kërkuar dënimin e Erion Veliajt, duke i cilësuar shpifje deklaratat e tij.

Objekt i çështjes janë deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës në tetor të vitit 2020, ku ka pretenduar se në kohën e tërmetit të vitit 2019 kreu i PD është bërë me 4 vila si dhe ka kryer një ndërtim pa leje në pallatin ku banon në Tiranë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas