Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri një reagim publik pas dhënies së vendimit për dënimin e tij.
Tahiri shprehet se nuk ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit të Brendshëm në vitet 2013-2017.
“Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë padrejtësi”, shkruan ai në Facebook.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli fajtor për shpërdorim detyre, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Vendimi do të ekzekutohet menjëherë dhe ish-ministri i Brendshëm pritet të dërgohet në burgun 313.
Vendimi është i formës së prerë, por Tahiri ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve.