Aktualitet

“Paga e luftës”/ Rama: Përfitojnë bizneset, personat me ndihmë ekonomike dhe të papunët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 24/03/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar përmes një videomesazhi nga kryeministria, masat e reja ekonomike si pasojë e efekteve të shkaktuara nga koronavirusi. Kreu i qeverisë ka shpjeguar se si do jetë paga e luftës për tre kategoritë kryesore në vend, që preken nga periudha e vështirë e betejës me koronavirusin.


Ata janë bizneset e vogla që kanë ulur qepenat për shkak të masave kufizuese, personat me ndihmë ekonomike dhe të papunët që marrin pagesë papunësie.


Rama tha se 731 milionë lekë të reja është shuma e deklaruar në regjistrin e pagave nga biznesi i vogël. Por kjo është vetëm për kryefamiljarin, që shpesh theksoi Rama, bëhet në kufijtë e pagës minimale dhe bashkëshortja deklarohet e papunë.


Për këtë arsye qeveria ka vendosur të japë pagën e luftës dhe për burrin edhe për gruan, në familjet që kanë biznes të vogël e nuk po punojnë në këtë periudhë.


BIZNESET E VOGLA
“Dëgjoni me vëmendje në regjistrimin e deklarimeve mujore shpesh paga e vetme e deklaruar nga një biznes është e kryefamiljarit që deklarohet në kufijtë e pagës minimale.


Rruga më e shkurtër do ishte të thoshim okej, po i japim pagën minimale të deklaruar nga ai vet e jemi në rregull me aritmetikën e regjistrin, pra 710 mln pagat e deklaruar nga biznesi i vogël, aq po shpërndajme edhe ne. Por ka një shprehje populli kur thotë i takon me ligj e zakon. E dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara ku shembulli tipik i kryefamiljarit deklaron bashkëshorten pa pagë.

Do shkojmë përtej këtij numri që të gjitha qelizave familjare të këtij vendi që nuk po funksionojnë normalisht të mos u mungojë ajo që kanë në kohë paqe, por ajo që ne mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte, ne do ja japim edhe gruas së atij kryefamiljarit pagën e luftës, në këtë mënyrë cdo i regjistruar me pagë, pa pagë si i vetëpunësuar në biznes të vogël, do marrë pagë lufte e shuma 710 mln e pagave nga ata që e kanë mbyllur biznesin do bëhet 57 miliardë lekë të reja, dyfish i shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe. Këta janë plot 60 440 persona që s’do i lëmë vetëm”.

KATEGORIA ME NDIHME EKONOMIKE
Po kështu shuma që shteti në kohë paqe paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është 340 milionë lekë të reja në muaj. Po të paguajmë po kaq, e dimë që në ato familje në nevojë, në paqe dikush del e punon në të zezë tek tuk për një shishe qumësht më shumë.

Ndaj që të jemi në rregull do shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike, dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe, pra ndihma ekonomike gjatë luftës për 70 mijë familje që janë në regjistër e ndihmës shtetërore do dyfishohet”.

TE PAPUNET ME PAGE PAPUNESIE
 “Kemi në regjistrin e ndihmës shtetërore edhe të papunët që marrin pagesë papunësie. Dyfish do e bëjme edhe pagesën e papunësisë se nuk është koha për të parë si llogaritar strikt ligjin por për të zbatuar edhe zakonin si shqiptar”.

LEXO EDHE: 

Vendimi për negociatat, Rama: Sot ka vetëm një festë, të çlirohemi nga armiku i padukshëm


Etiketa: , , , ,

Pas