Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka dhënë detaje lidhur me operacionin për zbulimin e personave që kanë publikuar të dhënat e qytetarëve.
Në një konferencë për mediat, Imeraj u shpreh se të dhënat janë blerë nga subjekte të fushën e përmbarimit. Sipas prokurores do të hetohet çdo subjekt hetohet deri në fund për të zbuluar dhe qëllimin e përdorjes së këtyre të dhënave.
Po ashtu ajo tha se hetimi është duke vijuar dhe ende nuk dihet qëllimi i shit-blerjes së këtyre të dhënave.
“Grupi hetimor ka qenë i devotshëm në kryerjen e hetimit për të gjitha pistat e hetimit dhe për të nxjerr qëllimit të publikimit të këtyre të dhënave. Nga ana jonë është zbuluar mekanizmi i publikimit të të dhënave.
Po ju bëj me dije se këto të dhëna janë shitur nga këta punonjës që janë blerë nga sektori privat dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera. Prokuroria është e gatshme që të hetoj çdo individ apo subjekt që kanë qëllime për të përdorur këto të dhëna. Se kush janë subjektet private janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit dhe i kanë përdorur të dhënat për qëllimet e punës së tyre”, u shpreh Imeraj. \
Lista e pagave u shit për 30 mijë lekë
Lista e databazave të pagave u shitën kundrejt 20- 30 mijë lekëve.
Nga skandali i publikimit tek arrestimet
22 dhjetor 2021 Përmes aplikacionit Whatsap publikohet lista e pagave të muajit janar 2020. Këto të dhëna u shpërndanë në ëhatsapp dhe më pas u publikuan në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme për çdo shtetas.
22 dhjetor 2021 Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” si dhe shpërdorim detyre.
23 dhjetor 2021 Prokuroria urdhëron administratorin e të dhënave kompjuterike të AKSHI, Tatimeve. ISSHT të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të monetizuara në sistemin kompjuteri të të gjitha logeve që janë loguar në sistemi e të dhënave për pagat janar 2021. Më 23 dhjetor u ekzekutua urdhri
22 dhjetor 2021 Eni Qirjako meson shperndarjen e te dhenave. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor 2021, pikërisht kur të dhënat nisën të shpërndaheshin në whats app.
Ka konstatuar se të dhënat përkojnë me datën dhe orën e të dhënave që ajo ia kishte dërguar Andit. Ka njoftuar eprorin Ervin Muca të cilit ia ka bërë të qartë faktin se emri I userit nga I cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor për aksesimin e të dhënave nga ana e saj.
Ajo ka kërkuar të ndryshojë userin me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.
23 dhjetor 2021 Prokuroria sekuestron hard diskun e kompjuterit të Eni Qirjakos.
24 dhjetor 2021 Sekuestrohet hard disku i kompjuterit të Andi Agaraj.
6 Janar 2022 në mbrëmje arrestohen dy specialistët e IT të AKSHI-t dhe dy punonjës në subjekte private.
7 janar 2022 Kryeprokurorja e Tiranës dhe zyrtare te policise se Tiranes ne konference per median lidhur me arrestimet dhe hetimet.