Dy aktoret e njohura Arjola Demiri dhe Monika Lubonja, më në fund janë pajtuar. Megjithëse dy aktoret ishin të pandashme gjatë “Big Brother VIP”, ato e prishën miqësinë pas daljes nga shtëpia, duke e thumbuar shpesh njëra-tjetrën nëpër rrjetet sociale.
Por tashmë, është Monika, ajo e cila i ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj të fundit duke uruar publikisht Arjolën për ditëlindje.
“U bëfsh 100 vjeç Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat, suksese kudo! Të puth dhe sa më bukur kalofsh sot!”, është shprehur Monika në një video në postuar në Instagram duke etiketuar edhe Arjolën.
Kjo e fundit e ka ripostuar videon, por pa dhënë asnjë koment.