Kronika

Pak minuta para vrasjes, ja foto e Sokol Sanxhaktarit dhe Florian Lamçes





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 30/07/20 |
mapo.al

Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçja ishin duke konsumuar alkol, para se mes tyre të niste sherri që përfundoi në vrasje.


Gazeta Mapo publikon foton e Sokol Sanxhaktarit dhe viktimës Florian Lamçja, duke konsumuar alkol në një nga lokalet e Elbasanit.


Të përqafuar, me shishe birre “Corona”, cigare dhe ujë në tavolinë, ata duken më shumë miq se kurrë, por një sherr momenti përfundoi në vrasje. Në tavolinë ishte edhe Adriano Hajdari që së bashku me Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, akuzohen për vrasje në bashkëpunim.



Pasi konsumuan alkol në këtë lokal, ata u zhvendosën në qendër të Elbasanit, në një tjetër lokal, aty ku ndodhi edhe vrasja. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm dhe mbetet mister shkaku që çoi në sherr dhe më pas në vrasjen e 30-vjeçarit Florian Lamçja.

 

LEXO EDHE:

Në Elbasan është prishur qetësia, shumë vrasje në pak ditë


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas