Reshjet e shiut të kësaj të shtune kanë sjellë probleme në disa zona në kryeqytet. Situata ka qenë problematike në zonën e Kombinatit, ku uji ka vërshuar në rrugë duke sjellë probleme në lëvizjen e automjeteve.
Probleme kishte edhe në zonën e ‘Pallatit me Shigjeta’, ndërsa siç duket në pamje lumi i Lanës doli nga shtrati.
Gjithashtu situata u paraqit problematike edhe në zonën e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Rrugën e Elbasanit.
Siç duket edhe nga fotot, niveli i ujit është i lartë, ndërsa automjetet lëvizin me vështirësi edhe në qendër të Tiranës.
Në terren nuk dukej asnjë punonjës i Bashkisë së Tiranës edhe pse situata ka qenë problematike me përmbytje si pasojë e bllokimit të rrjetit të kanalizimeve.
Etiketa: përmbytje, shi, tirane