Aktualitet

Pak orë nga finalja në Sanremo, Ermal Meta ende pretendent kryesor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 06/03/21 |
mapo.al

Për të katërtën natë rradhazi kantautori shqiptar Ermal Meta është renditur në vendin e parë në klasifikimin provizor të përgjithshëm të Festivalit të Muzikës Italiane Snaremo 2021.





Kënga e tij “Un milione di cose da dirti”, pak orë para natës finale, është vlerësuar si kënga më e mirë pas votimit të tre jurive; televoto, juria e të ekspertëve të muzikës e juria e gazetarëve.


Në natën e katërt të këtij eventi muzikor performuan të 26 këngëtarët e kategorisë “kampioni” e 4 këngëtarët e rinj në seksionin “Propozime të reja”.





Gjatë kësaj mbrëmje, për kategorinë kampioni, kishin të drejtë votimi vetëm juria e përbërë nga 170 gazetarëve të akredituar.



Me votën e tyre juria e gazetarëve renditi në vend të parë duetin Colapesche-Di Martino, ndërsa këngëtari Ermal Meta u vlerësua në vendin e pestë.


Por në mbledhjen finale të votës së tre jurie kantautori shqiptar u konfirmua përsëri në vendin e parë.

Në vend të dytë sipas votës së jurisë së gazetarëve u rendit grupi Maneskin e në vendin e tretët “La rapesentante di lista”.

Kjo natë e katërt e eventit më të rëndëssihëm muzikor italian zgjodhi dhe këngën fituese të këngëtarëve të rinj, Cmimin e parë e mori këngëtari i ri Gaudiano me këngën “Polvere di spaor”, dedikuar babait të tij i cili nuk jeton më pas një sëmundje të pashërueshme. Ndërsa këngëtari i ri “ërogonyou” u vlerësua nga juria e gazetarëve me çmimin e kritikës “Mia Martini.”

Nata finale do të mbahet sonte në mbrëmje në Teatrin Ariston të Sanrermos, përballë një salle bosh pa spkektatorë e do të transmetohet në Eurovision.

Në këtë natë finale përkrah Amadeus e Fiorello do të prezantojnë Sanremo 2021, gazetarja e RAI Giovanna Botteri, aktorja Serena Rossi dhe këngatarja e aktorja italiane Tecla Insolia.

Të ftuar special në mbrëmjen e sotme do të jenë këngëtarët Ornela Vanoni, Umberto Tozzi, Dardust e Francesco Gabbani.

Gjithashtu të tjeër të ftuar që do të pasurojnë momentet e kësaj finale, do të jenë notarja Federica Pellegrini e skiatori Alberto Tomba.

Sanremo 2021 drejtohet nga prezantuesi i njohur Amadeus, i cili është dhe drejtori artistik i tij e nga shoëman Fiorello, nën shoqërimin e futbollistit Zlatan Ibrahimovic e kantautorit Achile Lauro.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas