Ylli i popit Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin do të celebrojnë sonte në mbrëmje dashurinë e tyre në martesë. Mirëpo, në vigjilje të ceremonisë, ata kanë organizuar një festë intime, ku të ftuar kanë qenë personat më të afërt. Mediat e huaja raportojnë se konkretisht kanë qenë 36 persona.
Në fotot e publikuara, Hailey pikaset e veshur me një fustan të bardhë dhe të shkurtër, si dhe me një palë sandale ku vëmendja tërhiqet nga fjongot. Ndërsa Bieber shihet i veshur një bluzë të bardhë, të kombinuar me pantallona të zeza.
Festa është organizuar në Karolinën e Jugut, aty ku do të mbahet edhe dasma.
Lexo edhe:
Justin Bieber martohet me Hailey Baldwin, ja detajet e dasmës luksoze