Vetëm para pak ditësh, Adele u raportua se i kishte dhënë fund martesës së saj 3-vjeçare me Simo Konecki, me të cilin ka një djalë 6-vjeçar që quhet Anxhelo. Lajmi u konfirmua nga menaxheri i saj dhe një nga arsyet që e shtynë këngëtaren drejt këtij vendimi u tha se ishin angazhimet e shumta profesionale, të cilat mesa duket ndikuan në zbehjen e marrëdhënies që kishte me partnerin.
Por pavarësisht gjithçkaje, Adele ka vazhduar përpara me jetën e saj dhe madje ajo është parë duke u puthur me dikë në “New York”. Një burim ka pohuar për “Daily Star” se këngëtarja e njohur u ka thënë personave të afërt se tanimë ajo është e divorcuar dhe po mundohet të normalizohet me jetën e re.
1
Etiketa: Adele, Daily Star, Simon Konecki