Edhe pse më të paktë në numër, një grup studentësh janë grumbulluar sërish këtë të martë, për të vijuar para kryeministrisë protestën e tyre.
Studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama ka plotësuar pjesërisht kërkesat e tyre, duke ngulmuar që të plotësohen të 8 pikat që ata parashtruan në fillimet e protestës.
Ndërkohë që në Universitetet e rretheve pjesa më e madhe e studentëve janë kthyer në auditore, në Tiranë shumica e tyre ka zgjidhur një formë të re proteste, atë të bojkotit të mësimit.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se po përpiqen të dezinformojmë studentët lidhur me pagesën e tarifës së studimi.
Sipas Ramës, pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë tashmë po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat, ndërsa sipas tij asnjë student të mos paguajë më shumë se 50%.