ShowBizz

Pakënaqësi në Game of Thrones, fansat kërkojnë ndryshimin e serialit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:59 - 18/05/19 |
mapo.al

Mesa duket fansat nuk janë aspak të kënaqur mbi mënyrën si producentët David Benioff dhe D.B Weiss kanë ndërtuar sezonin e fundit të “Game of Thrones”. Për këtë arsye të enjten në mëngjes nisi një peticion online ku theksohet se sezoni final i serialit të famshëm duhet të ribëhet. Qëllimi është që të grumbullohen 500 000 njerëz të pakënaqur nga sezoni i tetë. Deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë të tilla.


Edhe pse ka njerëz të pakënaqur, sezoni i tetë ka grumbulluar mesatarisht 10 milionë shikues më shumë se sezoni i shtatë.



Njerëzit kritikojnë mënyrën si janë shkatërruar karakteret. Daenerys Targaryen, sipas tyre, u kthye krejt papritur në Mad Queen (Mbretëresha e Çmendur).

Brienne u transformua nga një luftarake e zonja në një personazh që i lutet dikujt për të mos e lënë vetëm.

Ngrihen pikpyetje; si shkoi Arya te Night King, kush ishte Night King?



Etiketa: , ,

Pas