Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Omicroni pakëson numrin e turistëve që vizitojnë Betlehemin gjatë Krishtlindjes 

by mapo.al
24/12/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Nga Linda Gradstein

Krishtlindja e vitit 2021 pritej të ishte një festë e madhe në qytetin palestinez të Betlehemit. Ndryshe nga bllokimi i vitit të kaluar dhe mbyllja e Kishës së Lindjes së Krishtit për shkak të pandemisë, këtë vit turistët dhe pelegrinët pritej të riktheheshin dhe të ndihmonin ekonominë e qytetit. Më pas, varianti Omicron i COVID-19 goditi, duke shuar shpresat dhe duke lënë shumë dhoma të parezervuara në hotelet e qytetit.

Vetëm pak javë më parë, palestinezët e Betlehemit festuan ndezjen e dritave të pemës tradicionale të Krishtlindjes përpara Kishës së Lindjes së Krishtit. Dyqanet dhe hotelet prisnin me padurim ardhjen e mijëra turistëve dhe pelegrinëve, ndryshe nga Krishtlindjet e vitit të kaluar, kur qyteti ishte i bllokuar për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit. Por më pas goditi varianti Omicron.

“Për shkak të pandemisë kemi 67 hotele të mbyllura, më shumë se 120 dyqane që shesin produkte antike orientale dhe restorante të mbyllura. Një numër artizanësh mbyllën bizneset e tyre dhe një numër punonjësish të këtij sektori ndërprenë punën. Pra, kemi të bëjmë me një dëm të madh ekonomik në Betlehem, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.”

Omicroni pakëson numrin e turistëve që vizitojnë Betlehemin gjatë KrishtlindjesKryebashkiaku i Betlehemit Anton Salman thotë se më shumë se gjysma e të ardhurave të Betlehemit vjen nga turizmi, veçanërisht të krishterët që dynden në qytet nga e gjithë bota. Këta vizitorë ndërkombëtarë tashmë nuk mund të shkojnë në Betlehem përmes aeroporteve izraelite, pasi ato janë të mbyllura për të huajt për shkak të masave për të frenuar përhapjen e variantit Omicron. Sot, turistët e paktë ndërkombëtarë në Betlehem janë njerëz që tashmë jetojnë dhe punojnë në Izrael, të cilët po u bashkohen grupeve të vogla të të krishterëve palestinezë.

“Këtë radhë është shumë qetë në Betlehem. Unë mendoj se ne jemi i vetmi grup sot nga Tel Avivi dhe kjo është një gjë e trishtueshme tani këtu në Betlehem”, thotë Aries Paduga, pastor i Kishës Baptiste Rruga e Krishtit në Tel Aviv.

Mungesa e turmave të Krishtlindjes është gjithashtu zhgënjyese për ata që planifikonin të prezantonin punën e restaurimit dhjetëvjeçar të përfunduar së fundmi në Kishën e Lindjes së Krishtit.

“Nuk u restaurua për rreth 500 vjet. Çatia ishte në gjendje shumë të keqe. Uji po pikonte, duke shkatërruar mozaikët e bukur dhe muret e zbukuruara të kishës. Kemi pastruar dhe restauruar 1.4 milionë copa të vogla mozaiku dhe pikturat në 52 shtyllat e kishës. Në këtë projekt u angazhuan rreth 400 ekspertë nga e gjithë bota, që punonin me arkitektë dhe punëtorë palestinezë për restaurimin e kishës. Jemi shumë krenarë si palestinezë që kemi arritur ta bëjmë këtë punë, duke e bërë të disponueshme kishën për të gjithë besimtarët. Por edhe për njerëzit që e duan kulturën, historinë e artit dhe që duan të vijnë në Betlehem dhe të shohin kishën në lavdinë e saj të re”, thotë Khouloud Daibes nga Fondacioni për Zhvillimin e Betlehemit.

Kryebashkiaku i Betlehemit, Anton Salman thotë se ai nuk do të heqë dorë nga shpresa për qytetin e tij.

“Jemi në kryeqytetin e Krishtlindjes, kryeqytetin e shpresës, sepse Krishtlindja solli në botë shpresën. Dhe ne po jetojmë me shpresë me të gjitha vështirësitë tona”, thotë ai.

Ai shpreson që vitin e ardhshëm Betlehemi do të jetë i mbushur me pelegrinë që vijnë për të parë Kishën e Lindjes së Krishtit, tani plotësisht të restauruar.

JU SUGJEROJME

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
Aktualitet

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese

16/05/2022
Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
Aktualitet

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar

16/05/2022
Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
Aktualitet

Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër

16/05/2022
Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

16/05/2022
Next Post
Mesazhi për Krishtlindje/ Po, Jezusi është e gjithë kjo…!

Mesazhi për Krishtlindje/ Po, Jezusi është e gjithë kjo...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
  • Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
  • Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
  • Aktori i njohur Jason Momoa kërkoi falje, po vëllezërit Veshaj pse nuk e bëjnë?
  • Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In