Aktualitet

Paketa “Anti-Shpifje”/ Raporteri për median në KE: Qeveria të heqë dorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 17/09/20 |
mapo.al

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach, ka shprehur sot shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me ndryshimet në legjislacionin aktual që synojnë mediat online.


“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.


Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet”, tha Schennach.



“Prandaj, unë e nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin”, shtoi ai.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas