Aktualitet

Paketa Antishpifje, Balla e lexon ndryshe opinionin e Venecias: Nuk rrëzon nismën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 20/06/20 |
mapo.al

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se në lidhje me ndryshimet në ligjin e medias, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit.


“Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online””, tha ai.


Midis përfundimeve kyçe, Balla tha se “Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë”. Gjithashtu, sipas tij, “Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve”.


“Sipas Venecias, autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha ai.


Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin”, Balla tha se “Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

“Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson nevojën për disa përmirësime dhe saktësime të tekstit të ligjit, por jo për t’u rrëzuar si nisëm, ashtu siç pretendon opozita”, tha Balla.

Në frymën e Opinionit, Balla theksoi se “ne kemi filluar punën për reformimin tërësor të AMA por edhe të KDRTSH, për të larguar çdo lloj ndikimi politik, apo kompromisesh politike që i kanë bërë këto borde aspak profesionale, duke bllokuar shndërrimin RTSH-së në një korporatë mediatike të suksesshme dhe të pavarur, si dhe një Autoritet të Mediave të njëjtë me autoritet e mediave europiane”.

“Nuk ka nevojë të shpikim formula, sa kohë është provuar tashmë se formulat apolitike të përzgjedhjes të aplikuara gjatë Reformës në Drejtësi, mund të garantojnë garë të hapur që buron nga vullnetet individuale. Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi”, theksoi Balla.

Ai tha se “Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore”.

“Autoritet shprehin vullnet maksimal për të arritur këtë objektiv”, tha Balla.

Konkretisht, Komisioni i Venecias propozon këto ndryshime:

• Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar nga zbatimi I ligjit në mënyrë të qartë dhe te listuar çdo media online jo-profesionale, si blogjet individualë apo përdoruesit e rrjeteve sociale. – Sic konfirmohet edhe ne Opinion autoritet Shqiptare kanë rëne dakord me qartësimin e dispozitës pasi qëllimi i ligjit janë vetëm mediat online dhe jo individët përdorues të internetit apo të rrjeteve sociale.

• Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare duke perjashtuar në menyrë taksative identitetin e përdoruesve të internetit të ndryshëm nga ofruesi i medias profesionale.- Autoritet konfirmojën ndryshimin e dispozitës përkatëse duke cituar në mënyre esplicite përjashtimin e detyrimit të ligjit për de – anonimizim të përdoresve të internetit të ndryshëm nga ofruesit e shërbimit mediatik.

• Parashikimi në ligj dhe jo në akte nënligjore të kritereve të përzgjedhjes, eksperienca, shmangia nga konflikti i interesit si dhe procedurat e emërimit të anëtareve të Këshillit të Ankesave (KA) me qëllim sigurimin e pavarësisë nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose interesat e tjera të korporatave të lidhura me politikën si dhe sigurimi i përfaqësimit nga komuniteti i mediave dhe shoqëria civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike. – Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.

• Rishikim i mënyrës së zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KA, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, që përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe që gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe bota e biznesit.

• Rishikim i procedurës së ankesave duke shtuar masat mbrojtëse proceduriale për të garantuar procesin e duhur dhe proporcionalitetin e sanksioneve. – Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.

LEXO EDHE: 

Komisioni i Venecias ‘rrëzon’ Ligjin Antishpifje, Rama: Do bëjmë ndryshime


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas