Aktualitet

Paketa Antishpifje, Ilir Meta: Kuvendi nuk ka reflektuar! Të rishikohet përpara zgjedhjeve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 18/09/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta kërkoi nga Kuvendi rishikimin e Paketës Antishpifje që po synon ta risjellë për votim në seancë parlamentare.


Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Meta tha se për disa ligje që ai ka kthyer për rishqyrtim nuk është reflektuar.


Ai e konsideron këtë qëndrim alarmues përpara fushatës elektorale, teksa thotë se “një qeveri ka detyrim të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”.


“Gjatë kësaj periudhe dua të theksoj se kam kthyer për rishqyrtim ligjin për shtetësinë, për pronat e paluajtshme. Për fakt të keq Kuvendi nuk ka reflektuar, dhe këtë e tregoi në Komision. Uroj që për pronat e paluajtshme të rishikojë nismën sipas arsyeve të rikthimit. Edhe për mediat audiovizive, sipas dekretit të rikthimit në Kuvend, që ishte në përputhje me opinionin e Venecias” tha fillimisht Meta.


“Thirrja e djeshme e Raporterit për Median në Këshillin e Europës, është kambanë që duhet dëgjuar mirë. Mazhoranca ka detyrimin për të krijuar ambientin për të gjithë aktorët, siç ka dhe detyrimin për zgjedhje të lira e të ndershme, siç e rekomandon OSBE”, vijoi Meta.


Dje Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach, shprehu shqetësim në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me ndryshimet në legjislacionin aktual që synojnë mediat aktuale.


Etiketa: ,

Pas