Kryesore

Paketa e dytë e “5 qershorit”, si hetohet shitblerja e votës në SPAK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 27/07/20 |
mapo.al

Votimi i Kodit Zgjedhor në Kuvend nuk shënonte dakordësinë e vetme të 5 qershorit mes palëve parlamentare dhe partive që kanë dalë jashtë Kuvendit. Për të plotësuar shqetësimet e opozitës, do të ndryshojnë edhe 7 ligje të tjera.






Synimi kryesor i PD-së që ka kërkuar këto ndryshime është luftimi i shitblerjes së votës. Për këtë, do të bëhen ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilat detyrojnë që krimet zgjedhore, si dhënia e shpërblimeve apo premtimeve dhe për të marrë ose jo pjesë në votime, pranimi i parave në këmbim të votës apo kanosja a dhunimi i votuesve apo komisionerëve, të hetohet nga SPAK-u, dhe jo nga prokuroritë e rretheve.


Dhe që gjyqtarët e prokurorët ta marrin seriozisht hetimin e dosjeve të shitblerjes së votës apo krimeve të tjera zgjedhore, ndryshon dhe ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Aty shtohen një nen, sipas të cilit, gjatë kontrollit për vlerësimin profesional të magjistratëve përfshihen specifikisht edhe dosjet e krimit zgjedhor që ata kanë pasur në ngarkim.





Ligji për sinjalizuesit ndryshon duke detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ngritur një njësi të posaçme për grumbullimin dhe verifikimin e rasteve të denoncimit që mund të vijnë direkt në KQZ apo në zyrat rajonale në raport me shkeljet zgjedhore.

Lexo edhe :  SPAK sekuestron llogaritë bankare të kardiologut, Edvin Prifti


Në të njëjtën logjikë, duke dashur të nxitet zbulimi i krimeve zgjedhore, në Kodin Penal, shtohet një nen i cili përjashton nga dënimi ata që kanë kryer një vepër penale, por që bashkëpunojnë me drejtësinë, duke treguar të tjerë shkelës të ligjit elektoral.



Në ligjin për funksionimin e prokurorisë përfshihen disa rregullime që detyrojnë Prokurorin e Përgjithshëm të informojë KQZ-në për ndjekjen e çështjeve që lidhen me krimin zgjedhor.

Në ligjin për partitë politike fshihen nenet që lejonin partitë të merrnin financim nga bizneset apo individët pa kufizim në raport me financimin shtetëror, duke lënë në fuqi parashikimet në Kodin Zgjedhor tashmë të miratuar, ku partitë nuk mund të marrin financim privat më shumë se dyfishi i financimit shtetëror. Këto amendamente janë dakordësuar në Këshillin Politik dhe tashmë Damian Gjiknuri ka autorizimin t’i depozitojë ato në Kuvend me qëllim miratimin në Seancë Plenare/ Abc news

Ligjet që ndryshohen:

Kodi i Procedurës Penale

Kodi Penal

Ligji për Policinë e Shtetit

Ligji për sinjalizuesit

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ligji për funksionimin e prokurorisë

Ligji për Partitë Politike

Kandidatët e PD

1


Etiketa: , , ,

Pas